Gjashtë të vdekur nga sulmi me armë në një spital Çekisë

Gjashtë të vdekur nga sulmi me armë në një spital Çekisë

10 muaj më parë

Një person me armë zjarri vrau gjashtë persona të martën në një spital në qytetin Ostrava në Çeki, transmeton Klan Kosova.

Policia tha që ata morën thirrje në lidhje me një të shtënë në orën 7:19 të mëngjesit në Spitalin Universitar në Ostrava, afër kufirit me Poloninë, dhe oficerët ishin në vend të ngjarjes pesë minuta më vonë. Ata ende ishin në kërkim të sulmuesit.

Policia postoi në Twitter një foto të një burri që ata fillimisht e identifikuan si të dyshuar por që më vonë u sqarua ishte një dëshmitar, duke thënë se ata po kërkonin edhe një person tjetër.

Spitali u evakuua dhe policia po punon për të siguruar zonat përreth, shkruan Reuters.