Gjashtë të vdekur dhe 146 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë të vdekur dhe 146 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

1 muaj më parë

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë raportoi 6 viktima të tjera dhe 146 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Në raportimin e përditshëm Ministria bën me dije se aktualisht në spital janë duke marrë trajtim 115 persona, 16 prej të cilëve janë në terapi intensive ndërsa 5 të intubuar. 79 persona janë shëruar nga koronavirusi për ta çuar totalin që nga paraqitja e pandemisë në 3695, transmeton Klan Kosova.

Në një komunikatë për mediat, Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor deklaroi:

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar positive me Covid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes. Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62-vjeçar nga Tepelena, një 63-vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73-vjeçare, një 81-vjeçar dhe një 82-vjeçar.”

COVID-19 – Statistika (14 Gusht 2020)

Testime totale 49151

Raste pozitive 7117

Raste të shëruara 3695

Raste Aktive 3203

Humbje jete 219 (Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1747

Durrës 398

Shkodër 278

Fier 145

Lezhë 122

Vlorë 115

Korçë 111

Kukës 94

Elbasan 84

Berat 48

Gjirokastër 31

Dibër 30