18:44, 12 Korrik 2019

Gjashtë persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ajo tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe se të përfshira ishin tri vetura.

“ Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”.

“Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Konkurs Pune

Lexo më shumë