Gjashtë persona ndalohen në lidhje me incidentin e djeshëm në Podujevë NULL NULL 13.03.2023 10:08 13.03.2023 10:08 Gjashtë persona janë ndaluar në lidhje me incidentin e djeshëm, pas ndeshjes Llapi-Ballkani. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila shtoi se në mesin e të ndaluarve është edhe një i mitur. “Me urdhër te Prokurorit te Shtetit janë ndaluar gjashte persona, prej tyre një i mitur, për shkak te veprave penale “Pjesëmarrja ne turme qe kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-se. Te njëjtit janë dërguar ne mbajtje, derisa për këtë rast janë duke u ndërmarre veprime hetimore ne koordinim me policinë”, ka thënë Ulaj.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months