Gjarpri gjigant hyn në shtëpinë e një banori përmes dritares (FOTO) NULL NULL 26.08.2022 08:28 26.08.2022 08:28 Një gjarpër piton 5.4 metra i gjatë, u përpoq të hynte në një shtëpi nga një dritare e hapur e dhomës së gjumit. Gjarpri 38 kilogramësh u pa nga fqinjët teksa zvarritej nëpër një çati përpara se të kalonte me forcë nga dritarja e katit të sipërm, në Hampshire të Britanisë. Banorët e shqetësuar brenda arritën të përdornin një dorezë fshesë për ta trembur pitonin, duke e nxjerrë jashtë para se të binte 20 metra poshtë mbi një makinë. Më pas gjarpri doli të jetë në pronësi të një banori aty pranë, i cili mbante gjarprinjë në shtëpinë e tij. Personi më pas erdhi dhe mori gjarprin e tij, raporton Mirror, përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.