Gjarpri futet në pjesën e bagazheve të një aeroplani në Australi, ishte në valixhen e një udhëtari NULL NULL 02.07.2025 18:40 02.07.2025 18:40 Foto: Skynews Një fluturim në Australi u vonua për dy orë pasi një gjarpër u gjet në bagazhin e aeroplanit. Zvarraniku u gjet ndërsa pasagjerët po hipnin në avionin e fluturimit VA337 të Virgin Australia në Aeroportin e Melburnit me destinacion Brisbane. Kapësi i gjarpërinjve, Mark Pelley, tha se kishte menduar që gjapëri mund të ishte helmues kur iu afrua. Por doli të ishte një gjarpër i gjelbër peme i padëmshëm rreth 60 centimetra. “Vetëm pasi e kapa gjarprin, e kuptova se nuk ishte helmues. Deri në atë pikë, më dukej shumë i rrezikshëm”, tha Pelley. Ai tha se kur hyri në pjesën e bagazheve, gjarpri ishte gjysmë i fshehur pas një paneli dhe kishte frikë se mund të ikte më thellë në aeroplan. “Pata një shans ta kapja, dhe nëse do të ikte pranë meje, do të kishte hyrë në panele, dhe atëherë kjo do të kishte qenë jashtëzakonisht e vështirë për t’u kapur”, tha ai për Sky News. “Gjarpërinjtë lëvizin shumë shpejt, janë të hollë dhe të shkathët”, shtoi ai. Pelley tha se i kishte thënë një inxhinieri avioni dhe stafit të linjës ajrore se do të duhej të evakuonin avionin nëse gjarpri zhdukej brenda aeroplanit. Pelley tha se meqenëse gjarpri është vendas në rajonin e Brisbane-it, ai dyshon se ai hyri në bord brenda bagazhit të një pasagjeri dhe iku, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 5 days
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 5 days