20:58, 10 Korrik 2020

Tash e 14 ditë tymi nuk është ndalur.

Kjo gjendje është krijuar në lagjën “Ali Ibra” në Gjakovë, pasi stacioni transfer i mbeturinave këtu, në rrethana të panjohura u ndez.

Ndotja e ambientit tash e dy javë, po i pengon shumë banorët e zonës.

E këta edhe më të rrezikuar janë tash kur temperaturat janë të larta.

Por kësaj problematike si duket do t`i vije fundi tani, meqë të premten komuna e Gjakovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Kronikë nga Flamur Gajtani

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë