Gjakovë: Vodhi arkën e bamirësisë me 150 euro, arrestohet NULL NULL 25.01.2023 14:57 25.01.2023 14:57 Një 30-vjeçar është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka vjedhur një arkë bamirësie në një furrë buke. Policia bën të ditur se B.M dyshohet se vjedhjen e kreu më 15 janar në një furrë në rrugën “Konferenca e Bujanit”, njofton Klankosova.tv. “Bazuar në deklarimin e ankuesit, sipas të cilit në arkë kishin qenë rreth 150 euro, hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë filluar me hetime mbi bazën e dyshimit se ishte kryer vepra penale e vjedhjes. Si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme mbi bazën e të cilave edhe është arrestuar i dyshuari B.M, i lindur në vitin 1993, i cili dyshohet se me datën 15 janar kishte bërë vjedhjen e arkës”, thuhet në njoftim. Me vendim të prokurori i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023