Gjakovë: Përplasje e rëndë mes kombit dhe motoçikletës – ka të lënduar (VIDEO) NULL NULL 15.05.2019 15:24 15.05.2019 15:24 Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjakovë. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçiklist, njofton Klan Kosova. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. “Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “UÇK” në drejtim të rrugës “Nënë Tereza” ku një automjet i tipit kombi ka bërë kthim gjysmërrethor ku është e ndaluar dhe është goditur një motoçiklist i cili ka marrë lëndime të lehta trupore edhe është duke u trajtuar”. Podrimaj deklaroi se me urdhër të prokurorit ngasësi i kombit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë