Gjakovë: Keqtrajtohet seksualisht një e mitur nga disa persona - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjakovë: Keqtrajtohet seksualisht një e mitur nga disa persona

NULL NULL
01.04.2023 08:42

Një femër kosovare e mitur ka raportuar në Polici se është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona të panjohur.

Një njoftimin e Policisë bëhet e ditur se viktima është intervistuar në prezencë të prindit, punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës, përcjell Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rasti thuhet se ka ndodhur me datën 20 mars në Gjakovë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.