Gjakovë: Gjendet i vdekur një burrë që ishte i zhdukur para një jave NULL NULL 20.04.2021 16:08 20.04.2021 16:08 Është gjetur i vdekur një burrë nga Gjakova i cili ka qenë i zhdukur që një javë. Bëhet fjalë për Gasper Preçin, nga fshati Dolibare e Gjakovës. Lajmi u bë i ditur nga Ridvan Tahiri – Riki, i cili ishte i angazhuar në kërkim. “Po sa mora lajmin për gjetjen e trupit të pa jetë tashmë e të ndjerit Gasper Preqi,i cili ishte i zhdukur që 1 jave. Në emër timin në emër të gjithë grupit të Vullnetarve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë miqve. Pushoftë në paqe🙏”. Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës. Në momentin që ka detaje të reja lidhur me rastin do të ju mbajmë të informuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë