Lajmet e fundit

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë më 27 gusht.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 15:00, një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Pas sulmit, ka ndërhyrë djali i tyre, i cili është përleshur fizikisht me babanë.
Palët e përfshira kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
"Gjakovë 27.08.2026-15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, e me pas ka ndërhy djali i tyre i cili është përleshur fizikisht me babanë. Palët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje".