Gjakovë, arrestohet i dyshuari pasi i shkakton gruas dhunë psikike NULL NULL 26.05.2019 12:37 26.05.2019 12:37 Policia raporton se dje në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar pasi i ka shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër k-Shqiptare bashkëshortes së tij, Me ç rast gjatë fjalosjes me viktimën i dyshuari e kishte ekspozuar armën”. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë zastava, 17 fishekë e kal.7.65, një pushkë ajrore stoeger, dhe një pale dylbi”. “ Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë