Gjakovari gjen mjete të pashpërthyera derisa ishte duke pastruar mbeturinat NULL NULL 12.06.2025 08:56 12.06.2025 08:56 Një burrë në Gjakovë ka raportuar në polici gjatë ditës së mërkurë se ka hasur në disa mjete të pashpërthyera. Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka gjetur këto mjete të dyshimta gjatë pastrimit të mbeturinave në një lokal, transmeton Klankosova.tv. Sakaq njësiti për deminim i Policisë së Kosovës ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa kishte qenë duke pastruar disa mbeturina nga depoja e një lokali kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësiti për deminim i PK ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.