Gjakova ka dy festa NULL NULL 01.06.2015 13:27 01.06.2015 13:27 Komuna e Gjakovës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe atë të Abetares, ka organizuar aktivitete kushtuar fëmijëve. Komuna e Gjakovës ka festuar sot Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe atë të Abetares. Në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi qindra fëmijë shfaqën program artistik. Në këtë organizëm që morë pjesë fëmijë të shtatë shkollave fillore të qytetit të Gjakovës, ishte edhe Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se sot është dita kur të rriturit reflektojmë mbi sjelljen ndaj fëmijëve, transmeton Klan Kosova. “Sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve kemi gërshetuar edhe aktivitetet që shënojnë edhe një festë tjetër, festën e Abetares. Me këtë rast ne bashkë duhet të tregojmë se sa të rëndësishme janë shkronjat për ne, se sa elementare është rruga të cilën e keni filluar ju”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë