Gjakova e Cena eliminohen nga Grand Slami i Turqisë NULL NULL nga Andi Shabani 01.04.2023 10:25 nga Andi Shabani 01.04.2023 10:25 Ka përfunduar gara në Grand Slamin e Turqisë në xhudo për dyshen Akil Gjakova dhe Dardan Cena. Pasi kaloi raundin e parë, Akil Gjakova u eliminua nga xhudisti ukrainas Vladyslav Kazimirov. Ndërkohë që në raundin e parë është eliminuar Dardan Cena, njofton KlanKosova.tv. Cena u mposht me Ippon nga holandezi Koen Heg. Të dy xhudistët kosovarë u paraqiten në kategorinë deri në 73 kilogramë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.