Lajmet e fundit

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka nisur me fitore garën në "Lojërat Mesdhetare Taranto 2026".
Gjakova triumfoi ndaj xhudistit nga Qipro, Andreou Kyprianos në kategorinë deri në 73 kilogramë, transmeton klankosova.tv.
Me këtë fitore Gjakova ka siguruar kalimin në çerekfinale aty ku do të përballet me francezin Maxime Gobert.
Në çerekfinale është kualifikuar edhe xhudisti tjetër kosovar, Dardan Cena i cili po ashtu triumfoi në ndaj spanjollit Jose Maria Mendiola.
Në çerekfinale Cena do të përballet me xhudistin serb Mihajlo Simin.