Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gixhari: Loja e Big Brother nuk është si e mendoni (VIDEO)

NULL NULL
15.06.2025 10:11
Gerta Gixhari
Gerta Gixhari

Ish-konkurrentja e BBVA, Gerta Gixhari tregoi qëllimin e saj se pse hyri në një format të tillë.

Në emisionin “Ëeekend” në Klan Kosova, Gixhari tha se loja e Big Brother i ka pëlqyer që shumë vite.

“Unë kam mbajtur qëndrimet e mia, opinionet e mia, por në vetvete loja më pëlqente, duke qenë se  e shikoja nga këndvështrimi i një komentatoreje nga jashtë. Duke më ftuar ta komentoja lojën e Big Brother, fillova ta doja”, u shpreh Gixhari, transmeton Klankosova.tv.

“Si sfidë më ka pëlqyer shumë, dhe kjo më bëri ta marr këtë hap dhe të hyjë në këtë format”, u shpreh tutje ajo.

“Mund ta pranoj që ka pasur qëllime për karrierë, dhe mund ta quaj një hap drejt karrierës. Por qëllim ka qenë për t’i fituar ato para”, u shpreh gazetarja.

Ndërsa ajo shton se loja e Big Brother nuk është aspak ashtu siç duket nga jashtë.

“Shtëpia e Big Brother nuk është ashtu siç e mendon nga jashtë, dhe kur je brenda saj, sepse presioni i kamerave është shumë i madh. Por në asnjë moment s’i kam thënë ‘çfarë i bëra vetes’”,  tha Gixhari.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.