Lajmet e fundit

Olivier Giroud ka dhënë sinjalin se karriera e tij si futbollist po i afrohet fundit. Sulmuesi francez, i cili ka mbushur 40 vjeç dhe aktualisht luan te Lille, deklaroi për “L’Équipe” se kjo mund të jetë sezoni i tij i fundit.
Si lojtar, mendoj se kjo ka shumë gjasa të jetë sezoni im i fundit. Prandaj po shijoj çdo moment”, u shpreh Giroud.
Kampioni i botës me Francën në vitin 2018 e nisi karrierën profesionale në vitin 2006. Ai ka luajtur për Montpellier, Arsenal, Chelsea, Milan dhe Los Angeles FC, ndërsa me Milanin fitoi titullin e Serie A në vitin 2022 dhe me Chelsean Ligën e Kampionëve në 2021.
Me Francën, Giroud ka zhvilluar 137 ndeshje dhe ka shënuar 57 gola.