Giroud: Do të doja të qëndroja në Milan NULL NULL 21.11.2023 13:33 21.11.2023 13:33 Futbollisti, Olivier Giroud ka folur rreth kontratës së tij tek skuadra e Milanit duke shprehur dëshirën për të qëndruar. “Do të doja të qëndroja në Milan. Marrëveshja ime skadon në qershor dhe nuk kam folur ende me klubin për të ardhmen time”, shtoi Giroud. Francezi u shpreh se ende mund ta ndihmojë Milanin me paraqitjet e tij. “Dua të qëndroj, mendoj se ende mund ta ndihmoj skuadrën. Nuk do të vendos asnjë kufi në karrierën time”, ka thënë ai, shkruan Fabrizio Romano, transmeton KlanKosova.tv 37-vjeçari është pjesë e Milanit, që nga viti 2021 i cili erdhi nga skuadra e Chelseas për dy milionë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.