Giresse tha se nuk e mendon dorëheqjen edhe nëse Kosova humb nga Qipro NULL NULL 26.09.2022 19:24 26.09.2022 19:24 Trajneri i kombëtares së Kosovës Alain Giresse, ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje edhe nëse Kosova do ta humbë ndeshjen e nesërme ndaj Qipros. Giresse tha në një konferencë për media se asnjë nga trajnerët nuk mendon ta humbas ndeshjen. “A mendoni që shumë trajnerë i përgatisin dorëheqjet e tyre?, asnjë trajnerë nuk mendon që ka me humb”- tha Giresse. Ai foli edhe për mosparaqitjen e dyshes së Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe Liridon Emërllahu. “Ka edhe shumë lojtarë tjerë që nuk luajnë. Kam një listë me 23 lojtarë dhe vetëm 11 duhet të luajnë. Emërllahu nuk i ka treguar ende cilësitë me U21, prandaj është ende diçka shumë e madhe, një hap i madh për të për të kaluar në Kombëtare. Nuk është njëjtë si të luash në Ligën e Konferencës, si te Kombëtarja e Kosovës. Sa i përket lojtarit tjetër, ai mund të luajë anash dhe si qendërmbrojtës. Mirëpo, trajneri duhet të bëjë zgjedhje dhe kjo është zgjedhje sportive” – tha Giresse në konferencën për media. Nesër me fillim nga ora 20:45 Kosova do të luajë në “Fadil Vokrri” kundër Qipros. “Dardanët” do të synojnë të fitojnë ndeshjen për ta siguruar vendin e dytë në grupin e tretë të Ligës C të Kombeve. Vendi i dytë do t’ia siguronte mbijetesën Kosovës në Ligën C. Ndeshja Kosovë-Qipro do të transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.