Giresse: Nuk është grup i vështirë, nuk duhet të nënvlerësohet kundërshtari (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Giresse: Nuk është grup i vështirë, nuk duhet të nënvlerësohet kundërshtari (VIDEO)

NULL NULL
20.03.2023 11:35

Kombëtarja e Kosovës më 25 mars do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” ndeshjen e parë do ta luajnë kundër Izraelit, ndërkaq pas tre ditë më 28 mars do të luajnë kundër Andorrës.

Trajneri Alain Giresse, në konferencën për media tha se në grupin ku bëjnë pjesë nuk është i vështirë, por nuk duhet që të nënvlerësohen kundërshtarët.

“Nuk është një grup i vështirë, por kemi përfaqësuese që nuk duhet nënçmuar. Kjo është pikëpamja ime sa i përket grupit në të cilën edhe gjendemi. Kemi dy ndryshime. Elbasan Rashani nuk është grumbulluar për shkak të dëmtimit. Uran Bislimi do të jenë pjesë e listës së re. Te Elbasan Rashani nuk do të ketë ndryshime, kurse në vend te Bislimit do të jetë Blendi Idrizi”, tha Giresse.

Ai foli edhe rreth ftesës për futbollistin e Cluj, Ermal Krasniqi.

Giresse tha se Krasniqi gjendet në paralistë.

“Ermal Krasniqi bën pjesë në paralistë, dhe mbetet të shihet. Por me vonë do të shohim pasi ka lojtarë që nuk po ndihen mirë Arbnor Muja, është njëri nga ta që nuk po ndihet mirë”, – theksoi ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS