Giresse: Në kualifikimet për Kampionatin Evropian dua të përballemi me Francën NULL NULL 27.09.2022 23:07 27.09.2022 23:07 Kosova ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5:1 kundër Qipros. Pas kësaj fitore “Dardanët” mbeten në Ligën C të Kombeve. Më 9 tetor kombëtarja do të mësojë edhe kundërshtarët në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe fitorja e sontme do t’i mundësojë ekipi të Alain Giresse, të jetë në vazo më të mirë. Giresse tha në një prononcim për Klan Kosova pas ndeshjes se do të donte të ndeshej me Francën. “Nuk kam ndonjë kombëtare të preferuar me të cilën dua të luaja veçanërisht. Vendi i dytë na mundëson që të ndodhemi në një vazo më të mirë sa i përket ekipeve. Po nëse luajmë ndaj dikujt do të doja të luaja kundër Francës dhe të kualifikohemi. Pse jo” – tha Giresse. Ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës që udhëheq. “Ishte një lojë shumë e mirë e cila na ka kënaqur të gjithëve e cila kishte ritëm që na ka kënaqur që të gjithëve” – theksoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024