Giresse: Duhet të punojmë më shume dhe ta ndërrojmë nivelin NULL NULL 12.06.2022 23:10 12.06.2022 23:10 Trajneri i kombëtares së Kosovës Alain Giresse, ka folur pas ndeshjes ndaj Greqisë që “Dardanët” e humbën me rezultat 2:0. Giresse tha për Klan Kosova se duhet të punojnë më shumë dhe ta ndërrojnë nivelin. “Ne duhet të punojmë më shumë dhe të ndërrojmë nivelin. Sigurisht ju duhet të mendoni edhe për ata futbollistë që kanë munguar”- tha Giresse. Ai foli edhe për mungesën e futbollistëve në skuadër. “Nuk mund të ftonim lojtarë në ndeshjen e fundit, pasi ata veçse kanë filluar pushimet. Por, të gjithë duhet të mendojnë për lojtarët që munguan. Ata mund ta kishin bërë ndryshimin”, tha ai. Selektori i Kosovës theksoi se nuk mund ta komentojë pretendimet për penallti ndaj kapitenit Amir Rrahmani. “Nuk është arsyeja kryesore. Tifozët janë pjesë e rëndësishme por nuk është çelësi kryesor i lojës. Lidhur me penalltinë nuk mund të jap ndonjë koment tani. Dua ta shoh së pari videon dhe më pas të jap mendimin tim”- tha selektori i Kosovës. Kosova edhe matematikisht e ka humbur mundësine për ta zënë vendin e parë në grupin e dytë të Ligës C. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë