Gigi tregon sfidat që ka kaluar për të qenë pjesë e tregut muzikor (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gigi tregon sfidat që ka kaluar për të qenë pjesë e tregut muzikor (VIDEO)

NULL NULL
14.12.2022 20:05

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Gigi, e cila në shtëpinë e “Vëllait të Madh” ka hyrë e fundit nga i gjithë kasti, në një bisedë me Shotën ka treguar sakrificat e saj për karrierën muzikore, dhe jo vetëm.

Gigi ka bërë të ditur se në një moment ka dashur të heq dorë nga muzika dhe se askush nuk e ka ndihmuar në këtë sferë.

“Sado jam ngrit ndër vite, prap kam pasur momente që kam dashtë me heq dorë pikërisht nga kjo gjëje se a ja vlen mundi im?”, ka thënë Gigi.

“Nuk ma ka shtri dorën askush ,kam punuar shumë që të kem një emër , një identitet por përsëri është e vështirë të jesh në treg sot”, ka shtuar ajo.