Gigi Hadid, ylli i këngës “How deep is your love” - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gigi Hadid, ylli i këngës “How deep is your love”

NULL NULL
04/10/2015

Është lindur dhe rritur në Los Angelos, është vajza e një biznesmeni të njohur Mohamed Hadidit dhe ish – modeles Yolanda Foster. Është njohur si Gigi Hadid në këngën më të fundit të Calvin Harris që mban titullin “How deep is your love”.

Emri i saj i vërtetë është Jelena Noura – Hadid. “Gigi” është modele dhe një personazh i njohur televiziv në Amerikë.

Kur prindërit e saj u ndanë, e ëma Yolanda u martua me producentin e muzikës David Foster. Më pas Gigi vazhdoi shkollën në Malibu, duke ndjekur disa pasione të saj, si volejbollin dhe hipizmin.

Pas shkollës së mesme në Malibu, Hadid u shpërngul në New York në përpjekje për t’u bërë e njohur si modele. Në vitin 2011 ajo nënshkroi kontratë me Modele IMG dhe në 2012 u bë imazhi i Guess.

Në shkurt 2014 bukuroshja bionde bëri debutimin e saj në Neë York Fashion Week dhe më pas arriti të përfshihej në kopertinat e revistave të njohura, si Vogue, Teen Vogue, Elle etj./tvklan.al

 

WEST HOLLYWOOD, CA - JANUARY 09: Model Gigi Hadid attends Kari Feinstein's Pre-Golden Globes Style Lounge at the Andaz West Hollywood on January 9, 2015 in West Hollywood, California. (Photo by Vivien Killilea/WireImage)