Gigi Hadid e lumtur për lidhjen e ish të dashurit me Selena Gomez NULL NULL 27.03.2023 08:33 27.03.2023 08:33 Modelja e njohur, Gigi Hadid, ka dhënë një deklaratë mbështetëse ndaj ish të dashurit të saj, Zayn Malik, me të cilin e ka një vajzë dy-vjeçare, Khai. Një burim për Us Weekly ka treguar se Hadid nuk e ka problem aspak lidhjen e re të Malik, për të cilën është duke u përfolur se është me këngëtaren e njohur, Selena Gomez. “Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn që takohet. Për sa kohë që ai është i lumtur dhe i qëndrueshëm, dhe vazhdon të jetë një prind i mirë me Khain, ajo është mirë me këdo që ai del”, ka thënë Hadid. Hadid dhe Malik dhe u ndanë në tetor të vitit 2021, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.