Giggs vazhdon rekordin negativ nën drejtimin e Uellsit NULL NULL 10/09/2018 10/09/2018 Ryan Giggs udhëhoqi kombëtaren e Uellsit në katër ndeshjet e fundit, duke dështuar për të arritur një rezultat pozitiv në ndeshjen e tij të parë si mysafir. Ish-mesfushori i Manchester Unitedit është bërë trajneri i pestë i Uellsit në 19 vjetët e fundit, që humb ndeshjen e parë në udhëtim, pasi u mposht nga Danimarka më rezultat 2 me 0. Dy gola nga danezi Christian Eriksen ishin të mjaftueshme për fitoren e kombëtares së tij në Ligën e Kombeve, shkruan goal.com, transmeton Klan Kosova. Humbja vjen pas një fitore bindëse 4 me 1 përballë Irlandës, për të hapur rrugën e Ligës së Kombeve. Me këtë kombëtare Uellsi do të përballet prapë edhe gjatë muajit tetor. klankosova.tv