Giggs e pranon në gjykatë se është ‘mashtrues dhe se s’mund t’u rezistojë grave’ NULL NULL 16.08.2022 18:28 16.08.2022 18:28 Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, është duke u gjykuar për kontroll dhe sulm me forcë ndaj ish të dashurës së tij, Kate Greville. Giggs ka pranuar në gjykatë se është një mashtrues ordiner në dashuri dhe se ka gënjyer çdo partnere që ka pasur dhe se nuk mund t’u rezistojë femrave tërheqëse, shkruan dailystar.co.uk, transmeton klankosova.tv Juristi Chris Daw e ka prezantuar Ryan Giggs duke thënë: “Ti ke një reputacion për pabesi, atë që gazetat e quajnë një mashtrim dashurie?” “Po,” u përgjigj Giggs. “Ju keni pasur marrëdhënie me shumë gra, a keni arritur të jeni besnik ndaj ndonjërës prej tyre?” “Jo”, u përgjigj Giggs. Daw: “Nëse një grua tregon interes për ju, a jeni në gjendje të rezistoni?” “Jo”, tha Giggs. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.