Giannis Antetekounmpo shpallet lojtari më i vlefshëm i NBA NULL NULL 25.06.2019 12:27 25.06.2019 12:27 Basketbollisti grek që luan te Milwaukee Bucks, Giannis Antetekounmpo, është shpallur lojtari më i vlefshëm i NBA-së për sezonin 2018-2019. 24 vjeçari mposhti dy kundërshtarë të fortë, Paul George të Oklahoma City Thunder si dhe MVP-në e vitit të kaluar, James Harden. Ai sivjet udhëhoqi Bucks drejt vendit të parë në stinorin e rregullt të ligës amerikane, ndërsa vet pati statistika impresive me mesatare prej 27.7 pikësh, 12.5 kërcimesh dhe 5.9 asistimesh për ndeshje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.