Gianluca Rocchi ndan drejtësinë në ndeshjen Çeki-Kosovë NULL NULL 11.11.2019 16:39 11.11.2019 16:39 UEFA tashmë ka zyrtarizuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian Çeki – Kosovë. Ai është italiani Gianluca Rocchi. Rëndësia e ndeshjes ka bërë që edhe Federata Evropiane e Futbollit, të delegoj njërin nga gjyqtarët më autoritativ në Evropë. Rocchi edicionin e kaluar referoi finalen e Ligës së Evropës në mes Arsenalit dhe Chelseat. Italiani është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2008. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.