Ghetto Geasy: Sunny Hill që ishte një përvojë shumë e mirë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ghetto Geasy: Sunny Hill që ishte një përvojë shumë e mirë (VIDEO)

NULL NULL
06/08/2022

Reperi i njohur kosovar, Ghetto Geasy ka qenë njëri ndër performuesit e festivalit Sunny Hill i cili po mbahet në Prishtinë.

Ai në një intervistë për Klan Kosovën është shprehur se saherë që është në Prishtinë ndihet shumë mirë.

Geasy performancën në Sunny Hill e ka konsideruar si një përvojë shumë të mirë, përcjell Klankosova.tv.

“Gjithmonë ndihem mirë kur jam në Prishtinë, por sa më shumë njerëz është gjithmonë më mirë, unë tash e shumë vjet jam një lloj shërbëtori i këtyre njerëzve, kështu që këta njerëz më duan dhe i dua dhe kudo që jam për mua është mirë, sidomos në Sunny Hill që ishte një përvojë shumë e mirë”, u shpreh tutje ai.