Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Getinjo i dashuruar shumë në Vivienin, “kërkon” eliminimin e saj këtë javë, veç që ta ketë afër (FOTO)

NULL NULL
07.02.2023 23:22

Ish konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, rep artisti Getinjo duket të mos ta ketë të lehtë jetesën jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Kjo për faktin se brenda shtëpisë ai ka lënë të dashurën e tij, Vivien, me të cilën u lidh përgjatë aventurës së tij televizive në BBVK.

Kësisoj, në një nga postimet e tij të fundit në llogarinë e Instagramit, ai ka kërkuar nga shikuesit e BBVK-së, që të mos e votojnë një prej banorëve “si konkurrentin që ata dëshirojnë ta shpëtojnë”.

“Mos e votoni. Më mirë le të vjen te unë, se boll ka nejt aty”, ka shkruar Getinjo në një selfie të ndarë me ndjekësit e tij, ndërsa fansat menjëherë kanë nisur të aludojnë se ky ishte një postim dedikuar Vivienit.

Përndryshe, Vivien është në mesin e të nominuarve të javës, bashkë me: Dafinën, Mbresën, Xhulin, Stresin, Andin dhe Vedatin.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.