Getinjo: Gjoni ishte banori më pozitiv, na bënte të qeshnim edhe kur nuk ishim në gjendje aq të mirë (VIDEO) NULL NULL 20.01.2023 21:46 20.01.2023 21:46 Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, rep artisti Getinjo e ka komentuar largimin e Gjon Karricës apo Lugati nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, për shkak të problemeve shëndetësore. Getinjo e ka përshkruar Lugatin si një person që shtëpisë i ka dhënë energji të pozitive edhe në momentet kur atmosfera aty mund të ishte më e zymtë. “Unë kam dashur të kem kontakt me familjarët e Gjonit i kam shkruar por nuk e di sa e kanë parë, më ka ardhur shumë keq për Gjonin se me të vërtetë ka qenë energjia më e mirë e shtëpisë, na ka bërë me qesh edhe atëherë kur nuk ishim gjendje të qeshnim”, ka thënë Getinjo, drejtpërdrejt nga studioja e spektaklit Prime. “Ka qenë shumë i lumtur se ishte pranë nesh dhe e ka vlerësuar atë gjë, unë i uroj shëndet të plotë së bashku me familjen e vetë”, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Besi i Big Brother “harron” aktrimin sfidohet por a ia doli me sukses? (VIDEO) 1 month