Lajmet e fundit

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas tragjedisë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona.
Ajo ka kërkuar hetim të plotë dhe pa vonesa për zbardhjen e rrethanave të rastit, duke theksuar se familja duhet të jetë vendi më i sigurt për secilin.
"Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional", ka shkruar Gërvalla në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Gërvalla u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore.
"Në këto momente, është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet që kërkon ligji. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave".