Gërvalla përkujton babain e axhën: Nesër mbushen 40 vjet nga atentati ndaj tyre NULL NULL 16.01.2022 22:30 16.01.2022 22:30 Nesër, më 17 janar mbushen 40 vjet nga atentati ndaj vëllezërve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Përmes një postimi në Facebook, Donika Gërvalla, njëherit e bija e Jusuf Gërvallës, ka shkruar se nesër së bashku me miqtë e familjes do t’i përkujtojnë , në ora 11:00 në Dubovik, njofton Klankosova.tv. “Së bashku me miq të familjes, shokë të Babit dhe të Bacës Bardhosh, banorë të Dubovikut dhe qytetarë të moshave të ndryshme nga Dukagjini dhe e gjithë Kosova, familja jonë do të jetë nesër në orën 11 në vendlindjen tonë Dubovik, tek varrezat në të cilat pranë nënës Ajshe prehen nën bli, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin social Facebook. “Mirënjohja jonë e thellë iu përket të gjithë atyre, që prej katër dekadash na kanë qëndruar pranë duke na e bërë më të lehtë përballimin e këtyrë ditëve jo të lehta për ne”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë