Gërvalla për liberalizimin e vizave: Ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në NULL NULL 18.04.2023 14:13 18.04.2023 14:13 Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave. “Një ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në”, ka shkruar Gërvalla në Twitter. Gërvalla tha se i ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për mbështetjen e tyre vendimtare. “Sot, Parlamenti Evropian më në fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE-ja ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE-së për mbështetjen e tyre vendimtare”, ka shtuar ajo. “Së bashku jemi Evropë”, përfundoi Gërvalla. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023