Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërvalla para takimit me ministrat e Jashtëm: Temë kryesore, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE

NULL NULL
nga Liridona Gashi 24.06.2024 13:52
Ministrja e Puneve te Jashtme dhe Diaspores, Donika Gervalla
Ministrja e Puneve te Jashtme dhe Diaspores, Donika Gervalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkuar në Luksemburg për të marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Ajo para mediave në takim është shprehur se temë e diskutimit të sotëm beson se do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian, dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor.

“Ne erdhëm këtu në Luksemburg për të biseduar dhe diskutuar për integrimin më tutje të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin e Evropian, dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor”.

“Besoj se kjo është tema kryesore të shohësh integrimin e gjithë Evropës e atyre vendeve që qëndrojnë me vlerat e Bashkimit Evropian, që mbështesin parimet evropiane të cilat nuk janë vetëm çështje politike, por ato janë edhe në aspektin e rritjes së sigurisë në Evropë në kohërat kur jemi duke u ballafaquar me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës”.

“Një Bashkim Evropian më i fortë, është një përgjigje më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të sotshme dhe të së ardhmes”, ka thënë Gërvalla. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.