Gërvalla niset për në Strasburg, pritet të ketë takime me përfaqësues të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës NULL NULL 25.06.2024 16:06 25.06.2024 16:06 Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla - Schwarz. Foto: Arkiv Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka filluar vizitën zyrtare në Strasburg të Francës. Në njoftimin e lëshuar nga MPJD-së thuhet se do të mbajë takime me përfaqësues të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës. Gërvalla dje ishte edhe në Luksemburg ku mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Evropës me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ajo para mediave është shprehur se temë e diskutimit të sotëm beson se do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian, dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor. “Ne erdhëm këtu në Luksemburg për të biseduar dhe diskutuar për integrimin më tutje të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin e Evropian, dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor”. “Besoj se kjo është tema kryesore të shohësh integrimin e gjithë Evropës e atyre vendeve që qëndrojnë me vlerat e Bashkimit Evropian, që mbështesin parimet evropiane të cilat nuk janë vetëm çështje politike, por ato janë edhe në aspektin e rritjes së sigurisë në Evropë në kohërat kur jemi duke u ballafaquar me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës”. “Një Bashkim Evropian më i fortë, është një përgjigje më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të sotshme dhe të së ardhmes”, ka thënë Gërvalla. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Sorensenit ia prezantuam vërejtjet tona për draft-statutin e BE për Asociaconin 1 orë më parë
Kosova Aksioni i djeshëm kundër krimit të organizuar: Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit 2 orë më parë