Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërvalla në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”: Kosova të anëtarësohet në BE

NULL NULL
24.06.2024 13:25
Ministrja e Puneve te Jashtme dhe Diaspores, Donika Gervalla
Ministrja e Puneve te Jashtme dhe Diaspores, Donika Gervalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka publikuar një video-përmbledhje të pjesëmarrjes së saj në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se ka thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Nga pjesëmarrja në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, në Vjenë ku para homologëve nga shtetet pjesëmarrëse, në dy panele të ndara shpalosa qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik si dhe bëra thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Gërvalla. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.