Gërvalla: Masat e suksesshme kundër rritjes së çmimeve krijojnë shqetësim tek ata që duan ta zhbëjnë 14 shkurtin NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se përfaqësuesit më të lartë të institucioneve asnjë herë më parë, që nga pavarësia, “nuk kanë qenë kaq unik dhe nuk i kanë bashkërenduar kaq mirë veprimet dhe vendimet e tyre në të mirë të forcimit të shtetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Republikës”. Duke folur për rritjen e çmimeve, Gërvalla këmbënguli se masat e Qeverisë kanë qenë të menjëhershme dhe të suksesshme. “Masat e menjëhershme dhe të suksseshme të qeverisë për të mos lejuar rritjen artificiale dhe të shfrenuar të çmimeve, krijimin e panikut dhe zhvatjen e skajshme të qytetarit, tek ata që duan ta zhbëjnë 14 shkurtin 2021, natyrisht që krijojnë shqetësim dhe ngjallin fantazi dhe epshe të pakontrolluara. Shpikin, shajnë, fyejnë, gënjejnë”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook. “Ndërsa ne, thjesht vazhdojmë punën”, shtoi ajo. /Klankosova.tv/
Video Lajme Varroset Vjosa, artistja që i dha festival të madh Prishtinës - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 21: 20