Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërvalla jeton e punon në Kosovë, por për të votuar shkon në Gjermani

NULL NULL
08.02.2025 16:25

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka publikuar sot një video nga aeroporti i Prishtinës prej ku ka folur për votimin që po ndodh nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në shtete të ndryshme.

Por, këtë adresim nga aeroporti, Gërvalla e bëri pasi, për dallim nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet e perëndimit, e njëjta, ndonëse jeton dhe vepron në Kosovë tash e së paku katër vjet, ka marrë rrugë për në Gjermani ku do ta shfrytëzojë të drejtën e saj për votim.

Këtë për “Express” e ka konfirmuar këshilltari i saj për media, Leutrim Sahiti.

Jeton dhe punon në Kosovë qe 4 vjet, Gërvalla regjistrohet si votuese jashtë vendit: A e mashtroi kryediplomatja KQZ-në?

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar sot se votimet po mbahen në misionet diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart.

KQZ ka njoftuar se deri në orën 11:00, dalja në votime në shtetet e ndryshme ka qenë mesatare prej 21.60%.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.