Gërvalla falënderon Blinkenin për ftesën, thotë se Kosova është e gatshme të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm NULL NULL 18.09.2023 23:36 18.09.2023 23:36 Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë që Kosova është e gatshme për të kontribuuar edhe në fushën e teknologjisë. Gërvalla ka marrë pjesë në një organizim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku është diskutuar për Inteligjencën Artificiale si përshpejtues i arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. “Faleminderit sekretar [Antony] Blinken që ftuat Kosovën në një ngjarje të rëndësishme anash Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar se si IA-ja mund të ndihmojë në Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, ka shkruar Gërvalla në Twitter. “Kosova dhe sektori i teknologjisë së komunikimit dhe informacionit janë gati për të kontribuuar në atë fushë të rëndësishme bashkë me partnerët tanë anembanë globit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Austria me “non-paper” propozon integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor 10 orë më parë