Gërvalla do ta propozojë Haxhi Avdylin për ministër të Shëndetësisë NULL NULL 07.10.2022 22:32 07.10.2022 22:32 Bashkëkryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka thënë se do t’ia propozojë kryeministrit Albin Kurti deputetin Haxhi Avdyli për ministër të Shëndetësisë. Gërvalla thotë se Avdyli nuk është i panjohur në skenën politike, derisa shtoi se do të ishte një kandidat i shkëlqyer. “Nuk është i panjohur për skenën politike për të ngacmuar opinionin, ai e bën shpesh me një dozë shumë të shëndoshë humori, e me një dozë shumë të shëndosh seriozisht. Kjo ishte qesh e ngjesh”. “Unë mendoj që Partia Guxo ka një kandidat të shkëlqyer, mendoj që deputeti Haxhi Avdyli jo vetëm që do t’i shërbente këtij insititucioni. Nëse kryeministri Kurti do të jetë dakord, unë do t’ia bëjë këtë propozim”, ka deklaruar ajo në RTK. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 52 minuta më parë