George Clooney refuzoi 35 milionë dollarë për t’u shfaqur në reklamat e një linje ajrore: Gruaja më tha se nuk ia vlente NULL NULL 03.12.2021 19:06 03.12.2021 19:06 Aktori George Clooney ka pranuar se kishte refuzuar 35 milionë dollarë për një ditë pune, që kishte të bënte me një reklamë të linjës ajrore. Ai tha se gruaja e tij, Amal, e kishte penguar atë të merrte pagën mbresëlënëse sepse lidhej me një vend ‘të diskutueshëm’, transmeton Klankosova.tv. “Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë pune për një reklamë ajrore, por fola me Amal për këtë dhe më tha se nuk ia vlente. Ishte lidhur me një vend që është i diskutueshëm”, u shpreh ai. Ndryshe, gruaja e tij është avokate e të drejtave të njeriut, e cila ka studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe është e specializuar në të drejtën ndërkombëtare.
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023