Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gent Cakaj tregon si e ndau lufta familjen e tij

NULL NULL
23.04.2019 22:19

28 vjeç dhe thotë se ka 14 vjet përvojë politike. Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, në një intervistë ndryshe në Opinion ka folur për jetën e tij.

“Angazhimet e para i kam në shkollën e mesme. Me fillimin e shkrimeve politike e më pas deri në moshën 18 vjeçare. Kam botuar në gazetat ditore në Kosovë. Nuk ndihem komod me ato shkrime se tani kam evoluar”.

“Në moshën 15 vjeçare jam bërë pjesë me Vetëvendosjen. Nuk kanë qenë shumë çështje politike, por nga pasioni politik. Ne nuk kemi zgjedhur politikën por ajo na ka zgjedhur ne”.

Ai ka treguar dhe se si e ka përjetuar luftën e Kosovës.

“Familja u nda gjatë luftës dhe unë përfundova në Strugë. Babai im mbeti në Prishtinë dhe pjesa tjetër e familjes ka jetuar në Strugë”.

“Më kujtohet në atë kohë shija e hidhur e jetës. Jeta në rutinë, paniku bëhet i zakonshëm. Lojërat ndërpreheshin kur binte telefoni”.

Cakaj ka thënë se Shqipërinë e ka vizituar për herë të parë pak vite pas luftës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.