17:41, 11 Korrik 2019

“Shqipëria do ta marrë kryesimin e OSBE-së në vitin 2020 duke qenë e frymëzuar nga ndjenja e përgjegjësisë dhe e nxitur nga vendosmëria për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë dhe në prosperitetin e popullit tonë”.

Kështu ka deklaruar Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj sot në Vjenë derisa i është drejtuar Këshillit të Përhershëm mbi prioritetet e udhëheqësisë së re të OSBE-së.

Me shpresën se viti 2020 do të jetë një vit përparimi drejt paqes, Cakaj ka theksuar se prioritetet e Shqipërisë pasi ta marrë kryesimin e OSBE-së përqendrohen në tri dimensionet e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë së OSBE-së./ Klan Kosova

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë