Gent Cakaj: Rekord shërbimesh konsullore shqiptare NULL NULL 21.08.2019 20:57 21.08.2019 20:57 Drejtoria e Çështjeve Konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë, kanë vijuar punën me kapacitet të plotë përgjatë sezonit veror duke qenë në shërbim të qytetarëve. Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj sjell në vëmendje se përgjatë periudhës 1 janar – 21 gusht 2018 në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë kryer 246186 shërbime konsullore. Kjo shifër është dyfishuar për të njejtin hark kohor, por të vitit aktual duke ofruar 442054 shërbime konsullore nga Drejtoria e Çështjeve Konsullore. Po ashtu, shërbimi konsullor i Përfaqësive, gjatë periudhës 1 janar – 21 gusht 2018 ka kryer 51 635 dhe 89 691 janë kryer këtë vit. “Për shkak të vëmendjes së shtuar në përmirësimin e cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarëve, puna e MEPJ përgjatë vitit 2019 ka shënuar një shifër rekord në ofrim të shërbimeve konsullore. Kjo shifër përfshin: dhënie vizash, vërtetime në rast humbje dokumentesh, vërtetime identiteti, prokura të posaçme e deklarata noteriale, çertifikata familjare e lindje, regjistrime fëmijësh, karta ID dhe pasaporta, mes të tjerash!” shprehet Cakaj në postimin e tij. Ministri në Detyrë shprehet se MEPJ ka ende shumë punë për të bërë për t’iu shërbyer denjësisht qytetarëve shqiptarë nëpër botë! “Puna aktuale pasqyron vetëm mundësitë reale të Ministrisë por assesi vullnetin për të shërbyer më shumë e zhvilluar një performancë edhe më cilësore”, mbyll postimin e tij Cakaj./top channel/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca kundër LVV-së: S'duhet të bllokohet krijimi i komisioneve hetimore të opozitës 8 minuta më parë
Ekonomi Bislimi takohet me Xiaoqing Yu të Bankës Botërore, përmendet avancimi i Kosovës drejt integrimit në SEPA 9 minuta më parë