Gënjeu se punon në Kuvend, i kërkoi para për ta nxjerrë dikë nga burgu NULL NULL 2 weeks më parë 2 weeks më parë Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti ishte prezantuar se punon në sigurim të Kuvendit të Kosovës dhe e kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, duke i kërkuar 2650 euro. Ai i kishte premtuar se do t’i ndihmojë një personi për ta nxjerrë nga burgu, pasi që sipas tij i njeh prokurorët dhe gjyqtarët. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.