“Gënjeshtra” së shpejti në Teatrin e Gjilanit NULL NULL 20.05.2025 14:43 20.05.2025 14:43 ”Gënjeshtra”, është shfaqja më e re, që pritet të sjell Teatri i Gjilanit, provat e së cilës tashmë kanë filluar. Teatri i Gjilanit po sjell një tjetër kryevepër të dramaturgut francez Florian Zeller “Gënjeshtra”, me regji nga Ekrem Sopi dhe një kastë fantastike aktorësh: Gani Rrahmani, Qendresa Jashari, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Baftiu, transmeton klankosova.tv. Një tekst i mprehtë dhe provokues, që eksploron kufijtë delikatë mes të vërtetës dhe mashtrimit, dashurisë dhe dyshimit. Premiera e kësaj shfaqje pritet të jetë në qershor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.